
Qeveria merr 23 vendime, investime në komuna dhe projekte publike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vendimet e marra sot në mbledhjen e 269-të të Qeverisë së Kosovës, ku u miratuan gjithsej 23 pika. Sipas tij, ndër vendimet kryesore janë ato që li
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vendimet e marra sot në mbledhjen e 269-të të Qeverisë së Kosovës, ku u miratuan gjithsej 23 pika.
Sipas tij, ndër vendimet kryesore janë ato që lidhen me zhvillimin e komunave dhe investimet në projekte publike. Në mesin e tyre përfshihen: shpronësimi për ndërtimin e Qendrës për Sport dhe Kulturë në Ferizaj; objekte edukativo-arsimore dhe sportive në Prizren; fusha futbolli dhe hapësira rekreative në Gjakovë; rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës në Mushtisht, që lidh Suharekën me Shtërpcën; ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash me dalje në rrugën rajonale.
Gjithashtu është finalizuar procesi i shpronësimit për ndërtesat e banimit social në Podujevë me 133 njësi, projektin “FLOWS” në Gjilan për furnizim të qëndrueshëm me ujë, si dhe për ndërtimin e qarkores së jashtme të këtij qyteti.
Qeveria ndau gjithashtu 2 milionë euro për subvencionimin e teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2025/26 dhe 3 milionë euro për rehabilitimin e rrugëve rajonale.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






