RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Qendra Muzeore Krujë, rreth 140 mijë vizitorë në tetë muaj
🗺️ Rajoni

Qendra Muzeore Krujë, rreth 140 mijë vizitorë në tetë muaj

Qendra Muzeore Krujë në periudhën janar-gusht ka pritur rreth 140 mijë vizitorë, të cilët kanë shfaqur interes për trashëgiminë historike dhe kulturore të Shqipërisë. Sipas shifrave të publikuara nga

nga Kaltrina Berila31 gusht 202531 gusht 2025

Qendra Muzeore Krujë në periudhën janar-gusht ka pritur rreth 140 mijë vizitorë, të cilët kanë shfaqur interes për trashëgiminë historike dhe kulturore të Shqipërisë.

Sipas shifrave të publikuara nga Muzeu Historik dhe Etnografik Krujë, vetëm Muzeu Historik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka tërhequr rreth 120 mijë vizitorë, duke mbetur një ndër destinacionet më të vizituara në vend.

Ndërsa Muzeu Etnografik është vizituar nga rreth 20 mijë vizitorë, duke ruajtur interesin e madh për trashëgiminë kulturore.

“Ky numër e konfirmon Krujën si një nga pikat më të rëndësishme turistike e historike të Shqipërisë”, thekson Muzeu Historik dhe Etnografik Krujë.

Kruja mbetet një simbol i krenarisë kombëtare, dhe muzetë e saj po tërheqin një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh nga vendi dhe bota, duke kontribuar përmes turizmit edhe në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Pazari karakteristik i Krujës me rrugicat e ngushta me kalldrëm, ku ofrohen punime artizanale tradicionale, është një ndër të preferuarit e turistëve. Por turistët nuk ikin nga Kruja pa vizituar edhe Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik Krujë.

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
LAJMI TJETËR →
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

Lexo edhe

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

32 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

32 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

32 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

32 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 orë më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 orë më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

3 orë më parë