Putin nënshkruan dekretin për njohjen e Donetskut dhe Luganskut
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se Moska ka njohur edhe zyrtarisht si shtete të pavarura dy rajone në Donbass në lindje të Ukrainës, ku me këtë veprim vetëm sa është intensifikuar pre
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se Moska ka njohur edhe zyrtarisht si shtete të pavarura dy rajone në Donbass në lindje të Ukrainës, ku me këtë veprim vetëm sa është intensifikuar prezenca ushtarake përgjatë kufijve me Ukrainën.
Duke iu drejtuar popullit përmes një paraqitje televizive që u transmetuar drejtpërdrejt, Putin ka nënshkruar dekretin – duke thënë: “E shoh të nevojshëm marrjen e vendimit që është dashur të ndodhë shumë kohë më parë – pra njohjen shtet të Donteskut dhe Luganskut.
Presidenti ka kërkuar nga parlamenti rus të ratifikojë vendimin sa më shpejt të jetë e mundur.
“Jam i sigurt se do të kem mbështetjen e popullit rus. Faleminderit!” ka thënë në fund Putin./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





