Punëtorët e Lotarisë thanë se Qeveria nuk e mbajti premtimin për të bërë zgjidhje
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestuan sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës. Gjithashtu paralajmëruan
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestuan sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe kthimin në vendet e punës.
Gjithashtu paralajmëruan se do të vazhdohet me protesta edhe gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
Përfaqësuesja e punëtoreve, Ibadete Hasani Berisha i theksoi se punëtorët e Lotarisë së Kosovës gjenden në një situatë të rënduar, pasi tash e një vit nuk kanë marrë paga.
Hasani-Berisha tha se po ashtu se Qeveria e Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.
Ndërsa, kryetari Sindikatës së Lotarisë së Kosovës, Shkumbin Goçi në këtë protestë theksoi se përderisa Lotaria e Kosovës është e mbyllur, në territorin e Kosovës, në veri të Mitrovicë dhe në Graçanicë funksionon Lotaria e Serbisë.



Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






