RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Publikohet agjenda e ceremonisë së betimit të presidentit të ri të Shqipërisë

Ditën e nesërme, Ilir Meta përfundon mandatin e tij 5-vjeçar si president i Shqipërisë, detyrë të cilën do ta marrë në po të njëjtën ditë ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,

nga E.Bullaku23 korrik 202223 korrik 2022

Ditën e nesërme, Ilir Meta përfundon mandatin e tij 5-vjeçar si president i Shqipërisë, detyrë të cilën do ta marrë në po të njëjtën ditë ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.
Begaj do të betohet në një seancë parlamentare që do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend, ndërsa më pas do të zhvillohet në Presidencë edhe ceremonia e marrjes së detyrës së presidentit.
Ceremonia pritet të fillojë në Presidencë në orën 18:45 me mbërritjen e personaliteteve të ftuar, ndërsa Begaj do të mbërrijë në orën 19:15. Begaj do të mbajë fjalën si presidenti i ri i vendit në orën 19:40, pas dorëzimit të Kushtetutës nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh president në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit.
Agjenda e ceremonisë:
18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve
19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
LAJMI TJETËR →
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

Lexo edhe

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

33 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

33 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

33 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

33 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 orë më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 orë më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

3 orë më parë