Protestojnë bujqit, paralajmërojnë bllokim të rrugëve
Ata kërkojnë që të takohen me ministrin e financave Bujqit e pakënaqur sot dolën në protesta para Ministrisë së Bujqësisë në Maqedoni në shenjë revolte për mos pagesën e subvencioneve. Sipas paralajmë
Ata kërkojnë që të takohen me ministrin e financave
Bujqit e pakënaqur sot dolën në protesta para Ministrisë së Bujqësisë në Maqedoni në shenjë revolte për mos pagesën e subvencioneve.
Sipas paralajmërimeve ata do të bllokojnë disa akse rrugore në vend. Nuk heqin dorë nga kërkesa që të takohen me ministrin e financave Kirill Minovski nga ku kërkojnë përgjigje pse nuk lëshohen të hollat.
“Kanë skaduar të gjitha afatet. Bujqit e kanë humbur durimin sepse sezoni ka filluar dhe toka pjellore nuk mund të punohet”, tha më parë Zoran Borisov nga shoqata e prodhuesve të orizit./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






