RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Protestë në Mitrovicën e Veriut, Ellek: Shëndetësia dhe arsimi janë vija të kuqe
🇽🇰 Kosova

Protestë në Mitrovicën e Veriut, Ellek: Shëndetësia dhe arsimi janë vija të kuqe

Para Qendrës Klinike në Mitrovicë të Veriut, të premten u mbajt një protestë e punëtorëve shëndetësorë, pas një bastisjeje që kreu një natë më herët Policia e Kosovës mbi bazën e një sinjalizimi për a

nga Venera Grabanica19 shtator 202519 shtator 2025

Para Qendrës Klinike në Mitrovicë të Veriut, të premten u mbajt një protestë e punëtorëve shëndetësorë, pas një bastisjeje që kreu një natë më herët Policia e Kosovës mbi bazën e një sinjalizimi për armë.

Policia, më pas, njoftoi se nuk kishte gjetur asgjë të dyshimtë.

Drejtori i Qendrës Klinike, njëkohësisht kryetar i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha gjatë protestës se policia kishte hyrë në ambientet e tyre dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Veriut, duke “maltretuar” rojet e sigurisë me kërkesa për dokumente identifikimi dhe informacione mbi numrin e punëtorëve.

Ellek theksoi se nuk do të ketë asnjë integrim të sistemit shëndetësor e arsimor të Serbisë në sistemin e Kosovës, duke shtuar se një gjë e tillë nuk është paraparë në asnjë marrëveshje ndërkombëtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai u bëri thirrje punëtorëve – të cilët mbanin parulla si “Duart larg spitalit”, “Evropë, mbroji të drejtat tona” dhe “Shëndetësia dhe arsimi janë të drejta themelore të njeriut” – që të mbeten të qetë.

“Ne nuk kemi ku të shkojmë, kjo është shtëpia jonë dhe detyra jonë është të qëndrojmë pranë pacientëve tanë. Kjo është një porosi për institucionet ndërkombëtare se këto janë vijat e kuqe që ata kanë garantuar se nuk do të kalohen”, tha Ellek.

Ai kërkoi nga misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, dhe misioni i NATO-s, KFOR, që t’i vendosin pjesëtarët e tyre para të gjitha institucioneve shëndetësore dhe arsimore.

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Lonçar, e quajti “banditesk” aksionin e policisë së Kosovës, duke thënë se bëhet fjalë për “përpjekje për shkaktim të një katastrofe humanitare” dhe për “kalim të vijës së kuqe”.

Ai theksoi se sistemi shëndetësor në Kosovë funksionon në kuadër të Serbisë dhe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit të viteve 2013 dhe 2015, dhe se, sipas tij, nuk ka asnjë bazë për “tentativat e Kurtit për të marrë institucionet shëndetësore serbe”.

Të gjitha institucionet shëndetësore në mjediset me shumicë serbe të Kosovës funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Përveç arsimit, ato konsiderohen nga popullsia lokale serbe dhe nga Beogradi zyrtar si shtylla të mbijetesës së komunitetit serb në Kosovë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 18 shtator se “sistemi i dyfishtë i arsimit dhe shëndetësisë nuk është i qëndrueshëm” dhe se duhet inkorporim dhe bashkim në një sistem unik.

Ai tha se në procesin e integrimit të sistemit serb në atë kosovar do të konsultohet komuniteti serb dhe partnerët ndërkombëtarë: Bashkimi Evropian, vendet e QUINT-it dhe KFOR-i.

Lista Serbe reagoi duke theksuar se “kërcënimet për njëfarë integrimi të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës, nuk janë pjesë e asnjë negociate apo marrëveshjeje”.

Në deklaratë, kjo parti e përshkroi shëndetësinë dhe arsimin si “shtylla të mbijetesës së popullit serb dhe të tilla do të mbeten”.

Ndërkaq, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në reagimin e saj, nuk e përmendi integrimin e mundshëm të institucioneve arsimore e shëndetësore në sistemin e Kosovës, por i quajti “shpikje dhe të pavërteta” deklaratat e Kurtit për të drejtat e garantuara të serbëve në Kosovë, duke i cilësuar ato si “fyerje për çdo serb”.

Debati për integrimin e institucioneve shëndetësore e arsimore u aktualizua pasi më 4 shtator e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, deklaroi se një proces i tillë do të duhej të ndodhte një ditë, por vetëm në konsultim me komunitetin serb.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ministër në detyrë, Nenad Rashiq, tha për Radion Evropa e Lirë se integrimi i institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës është i pashmangshëm, por, sipas tij, nuk pritet që kjo çështje të hapet gjatë këtij viti./rel

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë