Prokuroria Speciale jep detaje për personin e arrestuar për krime lufte
Një person i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullësisë civile gjatë viteve 1998-1999
Një person i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullësisë civile gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Izbicë të Skënderajt.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka njoftuar se i dyshuari me inicialet M. A është ndaluar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






