
Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin në Çubrel: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë
Tre persona humbën jetën mbrëmë në një aksident në fshatin Çubrel në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni tha për portalin rtv21.tv se zyrtari policor
Tre persona humbën jetën mbrëmë në një aksident në fshatin Çubrel në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni tha për portalin rtv21.tv se zyrtari policor i cili drejtonte automjetin zyrtar të Policisë është ndaluar për 48 orë.
“Në aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura, një (1) veturë zyrtare e policisë dhe një (1) veturë civile. Si pasojë e aksidentit, tre (3) persona që kanë qenë në veturë civile kanë ndërruar jetë, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupat e tyre janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Për këtë rast, është ndaluar një (1) person me vendim të prokurorit për dyzetetetë (48) orë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik – me fatalitet”, tha Preteni.
Ai tregoi gjithashtu se rasti është duke u hetuar në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës./21Media
Aksidenti me tri viktima në Skënderaj, IPK suspendon policin që po drejtonte automjetin

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






