RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Presidenca: Publikimi i fotografisë me gratë e inteligjencës u bë me vlerësimin e AKI-së
🇽🇰 Kosova

Presidenca: Publikimi i fotografisë me gratë e inteligjencës u bë me vlerësimin e AKI-së

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e 8 marsit – Ditës së Gruas, në mesin e shumë institucioneve që i ka vizituar, ka qenë edhe në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Osmani me këtë rast e

nga Kaltrina Berila9 mars 20259 mars 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e 8 marsit – Ditës së Gruas, në mesin e shumë institucioneve që i ka vizituar, ka qenë edhe në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Osmani me këtë rast e ka vlerësuar lart rolin e grave që punojnë brenda kësaj agjencie.

Ajo pas vizitës e ka publikuar një fotografi me punëtoret e AKI-së, për çka ka pasur edhe reagime në opinion.

Por, Presidenca sqaron se publikimi i fotografisë me gratë e inteligjencës u bë me vlerësimin e AKI-së dhe u realizua nga ky institucion.

Kështu deklaroi Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Publikimi i fotos së Presidentes me gratë e inteligjencës ka pasur për qëllim të vlerësojë punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të sigurisë kombëtare. Në këtë foto, identiteti i tyre nuk ekspozohet dhe nuk cenohet asnjë standard i sigurisë. Për më tepër, kjo foto është bërë dhe dërguar nga AKI-ja dhe pas vlerësimit të tyre se nuk përbën ekspozim të identitetit”, deklaroi Kupina.

Ai theksoi se praktika të tilla ka pasur edhe më herët në Kosovë dhe në shtete të tjera.

“Presidenca vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së standardeve më të larta të konfidencialitetit dhe profesionalizmit. Është për të ardhur keq që pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në vend që të vlerësohet roli dhe kontributi i grave në një fushë sfiduese si inteligjenca, po bëhet fushatë me komente fyese dhe të padrejta ndaj tyre. Gratë që shërbejnë me përkushtim në sigurinë kombëtare meritojnë respekt dhe mbështetje, jo paragjykime”, theksoi ai.

Kupina po ashtu përmes disa fotografive i ka treguar edhe disa shembuj të tillë që kanë ndodhur.

Osmani uron 8 Marsin nga AKI-ja: Heroinat tona të fshehta në fushën e inteligjencës

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

42 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

58 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë