
Policia sekuestron drogë në një banesë në Prizren
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikë
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari nga banesa e tij në intervale të ndryshme kohore ka shitur dhe shpërndarë substanca të llojit marihuanë.
Me një organizim të një urdhër kontrolli nga njësia përkatëse, është kontrolluar banesa e tij, ku aty janë gjetur dhe sekuestruar, qese me substanca të llojit marihuane rreth 14.56 gramë e përgatitur për shitje, si dhe një tjetër me peshë 1.69 gramë poashtu e përgatitut për shitje, një telefon, një pako me folje alumini dhe 112 euro, para të gatshme.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





