Policia në kërkim të tre personave të dyshuar për vrasje në tentativë
Policia e Kosovës në Vushtrri është në kërkim të tre personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘vrasje në tentativë’, e cila ka ndodhur në rrugën “ Ukshin Hoti”, dje rreth orës 18:44. Të dy
Policia e Kosovës në Vushtrri është në kërkim të tre personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘vrasje në tentativë’, e cila ka ndodhur në rrugën “ Ukshin Hoti”, dje rreth orës 18:44.
Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, ndërsa bazuar në deklarimin e ankuesit dhe dëshmitareve, të dyshuarit kane gjuajtur në drejtim të ankuesit dhe si rast është cilësuar ‘vrasje në tentativë’, në këtë rast nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja dhe një fishek, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.
Tre të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes mirëpo të njëjtit janë identifikuar nga policia dhe janë njoftuar të gjitha stacionet/nënstacionet policore, pikat kufitare dhe aeroporti ‘’Adem Jashari’’ që nëse hasen personat e dyshuar të ndalohen menjëherë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






