
Pjesëtarët e EULEX-it i shpëtojnë jetën një gruaje në Prishtinë
Pjesëtarë të EULEX-it kanë intervenuar gjatë ditës së enjte për t’i dhënë ndihmë një gruaje e cila kishte pësuar probleme shëndetësore. Sipas EULEX-it, policët polakë që shërbejnë në kuadër të këtij m
Pjesëtarë të EULEX-it kanë intervenuar gjatë ditës së enjte për t’i dhënë ndihmë një gruaje e cila kishte pësuar probleme shëndetësore.
Sipas EULEX-it, policët polakë që shërbejnë në kuadër të këtij misioni kanë përdorur njohuritë e tyre bazike për ndihmën e parë, duke i ofruar asistencë gruas dhe duke e mbajtur nën kujdes deri në arritjen e ekipit të ambulancës.
“Policët polakë të EULEX-it përdorën njohuritë e tyre bazike për ndihmën e parë për ta ndihmuar gruan dhe për ta siguruar atë derisa mbërriti ambulanca”, ka bërë të ditur EULEX.
Pas ardhjes së ekipit mjekësor, gruaja është marrë për trajtim të mëtejshëm.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





