
Pesë të lënduar në një aksident mes autobusit dhe tri veturave në Mleqan
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes autobusti dhe tri automjeteve që ka ndodhur në fshatin Mleqan (rruga Prishtinë- Pejë). Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi Zëdhënësi i polici
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes autobusti dhe tri automjeteve që ka ndodhur në fshatin Mleqan (rruga Prishtinë- Pejë).
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore”,tha Elezaj./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





