RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Pesë raste në raportin 24 orësh për vepra penale, ndërlidhen me procesin e votimit
🇽🇰 Kosova

Pesë raste në raportin 24 orësh për vepra penale, ndërlidhen me procesin e votimit

5 raste janë iniciuar gjatë ditës së djeshme për vepra penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor që u mbajt në të gjitha komunat e Kosovës. Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se në Graçanic

nga Gentrita Xhemajli13 tetor 202513 tetor 2025

5 raste janë iniciuar gjatë ditës së djeshme për vepra penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor që u mbajt në të gjitha komunat e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se në Graçanicë është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka fotografuar fletëvotimin dhe ka deklaruar se për këtë i janë ofruar 50 euro.

“DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHUR ME VOTIME – Graçanicë / 12.10.2025 – N.N Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte fotografuar fletën e votimit dhe i njëjti deklaron se per këtë i janë ofruar 50 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Në Kllokot një grua dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit.

“CENIMI I PËRCAKTIMIT TË LIRË TË VOTUESVE- Kllokot/ 12.10.2025 – N.N. E dyshuara femër kosovare dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit, e njëjta është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës me dyshimin se me veprimet e saja ka kryer veprën penale. Veprimet e mëtejshme hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit, përderisa rasti vazhdon te trajtohet ne procedure te rregullt.”

Kurse në stacionin policor në Prizren janë shoqëruar dy persona, njëri prej tyre dyshohet se ia ka dhënë tjetrit 120 euro që të votohet një person i caktuar.

“DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHUR ME VOTIME- Prizren / 12.10.2025 – N.N. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri në cilësine e dhënësit dhe tjetri te marrësit të nje shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.”

Një burrë është arrestuar në Istog pasi dyshohet se i ka marrë 10 euro që ta votojë një person të caktuar

“DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHUR ME VOTIM- Istog / 12.10.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka marr 10 euro që të voton personin e caktuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në Mitrovicë një person dyshohet se e ka fotografuar votën.

“CENIM I FSHETËSISË SË VOTMIT- Mitrovicë / 12.10.2025 – N.N. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke fotografuar votën e tij. I dyshuari është intervistuar dhe më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedure të rregullt.”

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

8 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë