RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Përfundon seanca fillestare ndaj Sllavko Simiq e Urosh Vukashinoviq
🇽🇰 Kosova

​Përfundon seanca fillestare ndaj Sllavko Simiq e Urosh Vukashinoviq

Sot është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarve Sllavko Simiq dhe Urosh Vukashinoviq, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, dhe për veprën penale sulm

nga Venera Grabanica9 tetor 20259 tetor 2025

Sot është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarve Sllavko Simiq dhe Urosh Vukashinoviq, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, dhe për veprën penale sulm. Në seancën e mbajtur sot, të dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

“E nderuar gjyqtare, absolutisht nuk jam fajtor,” tha Simiq. “E nderuar gjyqtare, nuk e pranoj fajësinë sepse jam i pafajshëm,” deklaroi Vukashinoviq.

Sipas aktakuzës, më 16 qershor 2023, rreth orës 14:15, në Leposaviq, i pandehuri Sllavko Simiq me dashje ka marrë pjesë në një turmë prej më shumë se tetë personash, e cila me veprimet e saj të përbashkëta ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

Në momentin kur nga objekti i Komunës së Leposaviqit ka dalë ministri Elbert Krasniqi, persona civilë dhe të maskuar kanë filluar të hedhin shok-bomba në drejtim të veturës zyrtare të ministrit. Pasi ministri ka kaluar, i pandehuri Simiq, sipas aktakuzës, ka dhënë urdhër duke thënë “goditni mediat”, pas çka sulmi ka vazhduar në drejtim të gazetarëve të mediave të Kosovës.

Nga ky sulm kanë pësuar lëndime të rënda trupore gazetarët Pleurat Salihu dhe Bardh Bekteshi, ndërsa me lëndime të lehta trupore është dëmtuar gazetarja Venera Xhoxhaj.

Për këtë, Sllavko Simiq akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”. Ndërkaq, i pandehuri Urosh Vukashinoviq akuzohet se po atë ditë, më 16 qershor 2023, rreth orës 14:15, në Leposaviq, ka përdorur forcë ndaj gazetarëve të mediave të Kosovës, i motivuar mbi baza të kombësisë.

Sipas aktakuzës, ai ka gjuajtur me mjete të forta kupëza betoni, tulla dhe sende të tjera – në drejtim të gazetarëve të disa mediave.

Bazuar në aktakuzë, Urosh Vukashinoviq ngarkohet me veprat penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe sulm.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë