
Përfshihet nga zjarri një deponi mbeturinash në Zubin Potok
Një deponi mbeturinash është kapluar nga zjarri në Zubin Potok. Kjo për portalin rtv21.tv u konfirmua nga shefi i operacioneve policore në Veri, Petrit Fejza. Fejza tha se njësitet policore,zjarrfikës
Një deponi mbeturinash është kapluar nga zjarri në Zubin Potok.
Kjo për portalin rtv21.tv u konfirmua nga shefi i operacioneve policore në Veri, Petrit Fejza.
Fejza tha se njësitet policore,zjarrfikësit dhe organet komunale janë duke e shikuar mundësin e ndalimit të zjarrit.
Po ashtu ai bëri të ditur se sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka ndodhë edhe para disa viteve, pra që zjarri në këtë deponi ndizet vetvetiu.
“Po është e saktë,në vend të ngjarjes kanë dal njësitet policore, zjarrfikësit dhe organet komunale të cilat janë duke e shikuar mundësin e ndalimit të zjarrit. Zjarri është nën mbeturina,ndërsa jashtë shpërndahet tymi dhe sipas njësisë së zjarrfikësve e njëjta ka ndodhë edhe para disa viteve(pra ndizet vet-vetiu)”, tha Fejza./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






