RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaShëndetësi
Përdorimi i pilulave për gjumë mund të pengojë pastrimin e trurit
💚 Shëndetësi

Përdorimi i pilulave për gjumë mund të pengojë pastrimin e trurit

Shkencëtarët danezë kanë zbuluar disa informacione të reja rreth sistemit glymfatik të trurit, i cili është përgjegjës për pastrimin e grumbujve të toksinave gjatë gjumit. Ky proces është thelbësor pë

nga Gentrita Xhemajli12 janar 202512 janar 2025

Shkencëtarët danezë kanë zbuluar disa informacione të reja rreth sistemit glymfatik të trurit, i cili është përgjegjës për pastrimin e grumbujve të toksinave gjatë gjumit.

Ky proces është thelbësor për funksionimin e shëndetshëm të trurit dhe mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve si Alzheimer-i.

Megjithatë, një studim i ri ka zbuluar se përdorimi i disa pilulave apo ilaçeve për gjumë mund të pengojë këtë proces, ka shkruar New York Post.

Autorja kryesore e studimit, Maiken Nedergaard, ka shpjeguar se sistemi glymfatik bën që njeriu të zgjohet nga gjumi me tru të pastër.

“Ne po pyesim se çfarë e nxit këtë proces dhe po mundohemi të përcaktojmë gjumin rigjenerues në bazë të sustemit glymfatik”, ka thënë Nedergaard, profesoreshë në Universitetin e Rochester dhe Universitetin e Kopenhagës

Ajo dhe ekipi i saj kanë hulumtuar se çfarë ndodhë në trurin e miut kur ai fle.

Ata zbuluan se truri i miut lëshon valë të vogla të molekulës norepinefrin çdo 50 sekonda gjatë gjumit të thellë.
Profesoresha shpjegon se norepinefrina luan rol të rëndësishëm, duke ngushtuar enët e gjakut dhe duke rritur presionin e gjakut për të përgatitur trupin për situata stresuese.

Ky proces ndihmon në transportimin e lëngjeve që dërgojnë mbetjet larg trurit.

“Norepinefrina mund të shihet si një drejtues i orkestrës. Ka një harmoni në ngushtimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut, që pastaj drejton lëngun cerebrospinal përmes trurit për të larguar mbetjet”, ka thënë Natalie Hauglund, autore e parë e studimit dhe profesoreshë në Universitetin e Kopenhagës dhe atë të Oksfordit.

Pas konfirmimit se norepinefrina nxit pastrimin e trurit, ekipi i studiuesve vendosi të shqyrtonte se si një ilaç për gjumë mund të ndikojë në këtë proces.

Ata i dhanë miut ilaçin për pagjumësi zolpidem, i njohur me emrin tregtar Ambien.

Megjithëse minjtë që morën zolpidem ranë më shpejt në gjumë, ata kishin përgjysmë më pak aktivitet të valëve të norepinefrinës gjatë gjumit të thellë dhe 30% më pak transport të lëngut në tru se sa miqtë e tyre që flinin natyrshëm.

Këto rezultate sugjerojnë se ky sedativ apo qetësues mund të ndërhyjë në sistemin e pastrimit të trurit gjatë gjumit.

“Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish përdorin ilaçe për gjumë dhe është shumë e rëndësishme të dimë nëse ky është gjumë i shëndetshëm. Nëse njerëzit nuk po marrin të gjitha përfitimet nga gjumi, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë, në mënyrë që të mund të marrin vendime kur janë të informuar”, ka thënë Hauglund.

Ajo ka shtuar se rezultatet, të publikuara në revistën Cell, është e mundshme që të vlejnë edhe për njerëzit, por kërkohet më shumë testim.

Doktori, Thomas Kilkenny, ka theksuar se nuk është ende e nevojshme të braktiset Ambien-i.

“Nuk ka studime që janë bërë në njerëz e që do të mund ta konfirmojnë këtë. Megjithatë, është e mundshme që të ketë një mekanizëm të ngjashëm te njerëzit. Do të ishte e arsyeshme të përpiqemi të shmangim përdorimin e pilulave për gjumë për shumë arsye si varësia e sjellja automatike”, ka thënë ndër të tjera ai.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

56 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë