Për një ditë 242 gjoba për ata që nuk respektuan masat
Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet e vendit. Vetëm gjatë të premtes policia shqiptoi gjoba ndaj 242 q
Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet e vendit.
Vetëm gjatë të premtes policia shqiptoi gjoba ndaj 242 qytetarëve të cilët nuk i përfillën masat për parandalimin dhe përhapjen e infeksionit me koronavirus.
Ndërsa, Qeveria e Kosovës ditë më parë nëpërmjet një mbledhje elektronike miratoi masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 6 dhjetori.
Sipas masave të reja, ora policore do të mbetet në fuqi nga ora 00:00 deri në 05:00, me përjashtim të rasteve emergjente.
Gastronomia lejohet të zhvillojë aktivitetin e saj nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Muzika do të lejohet vetëm deri në orën 21:30, sikurse është dhe tani. Ndërsa shërbimi me porosi lejohet edhe pas orës 23:00.
Në mjetet e transportit nuk do të lejohen persona që nuk i kanë të vendosur maskat./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






