
PDK zgjedh Memli Krasniqin si shef të Shtabit Zgjedhor
Partia Demokratike e Kosovës ka formuar sot Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit të cilin do ta drejtojë Memli Krasniqi. “Në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot, PDK gjithashtu ka vendosur që
Partia Demokratike e Kosovës ka formuar sot Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit të cilin do ta drejtojë Memli Krasniqi.
“Në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot, PDK gjithashtu ka vendosur që drejtimin e degës së Mitrovicës t’ia kalojë Arian Tahirit, meqë Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i PDK-së.
“Me vendim të Kryesisë, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores.
Poashtu, Kryesia ka vendosur që pas zgjedhjes së Bedri Hamzës, Kryetar i PDK-së, Arian Tahiri të jetë Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës në Mitrovicë.”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se kryesia ka mbështetur edhe koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Grupin e Deputetëve të Familjes./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






