
PDK e LDK kërkojnë nga qeveria t’i plotësojë kërkesat e policisë
Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria të plotësojë kërkesat e policisë, për sigurimet shëndetësore, shtesat, pagesën e rrezikshmë
Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria të plotësojë kërkesat e policisë, për sigurimet shëndetësore, shtesat, pagesën e rrezikshmërisë dhe pensionimin e parakohshëm.
Në Kuvendin e Kosovës në seancën e re plenare, pas përfundimit të debatit për Raportin e Progresit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, përgëzoi aksionin e sotëm të policisë për arrestimin e katër personave dhe neutralizimin e një të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.
Ai në deklarimet jashtë rendit të ditës nënvizoi nevojën që ekzekutivi në kuadër të projekt-buxhetit për 2024 të përfshijë kërkesat e policisë.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi shprehu mbështetjen ndaj policisë, derisa tha se vendi po kalon në një situatë të vështirë në aspektin e sigurisë.
Megjithëse pa praninë e shumicës së deputetëve të mazhorancës, kryeparlamentari Glauk Konjufca vazhdoi seancën duke shqyrtuar pikat e tjera të rendit të ditës, ku deputetët e PDK-së dhe LDK-së kundërshtuan Projektligjin për Fondin Sovran, derisa paralajmëruan se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






