RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
PDK: 900 ditë të Qeverisë Kurti kanë prodhuar vetëm skandale
🇽🇰 Kosova

PDK: 900 ditë të Qeverisë Kurti kanë prodhuar vetëm skandale

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj dhe avokati Faton Fetahu, kanë ”denoncuar sot shkeljen e shtatë kushtetuese të Qeverisë Kurti, me ç’rast është shpallur antikushtetues Ligji për Zyrtarët Pu

nga Venera Grabanica4 gusht 20234 gusht 2023

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj dhe avokati Faton Fetahu, kanë ”denoncuar sot shkeljen e shtatë kushtetuese të Qeverisë Kurti, me ç’rast është shpallur antikushtetues Ligji për Zyrtarët Publikë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji”.

Nikaj në një konferencë për media tha se në këto 900 ditë të qeverisjes, Qeveria Kurti është karakterizuar vetëm me skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme

“Gjatë këtyre 900 ditëve, fatkeqësisht, Qeveria është marrë shumë pak me qeverisje dhe është marrë tejet shumë me sulme kundër rendit kushtetues të vendit tonë. Siç e dini, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dje e ka shpallur antikushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. Ndonëse shkeljet e pushtetarëve tashmë janë me qindra e po shtohen për çdo ditë, për të shtatën herë më radhë, ky vendim konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të Qeverisë së Albin Kurtit, e karakterizuar për skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme”, shtoi Nikaj.

Sipas Nikajt, në vend se të ketë reflektim, llogaridhënie dhe marrje të përgjegjësisë për këto shkelje të vazhdueshme, po shihet vetëm një kryeneçësi të Qeverisë për të mbrojtur veprimet e saj joligjore.

“Në këtë moment, kemi një Ambasador në detyrë, i cili është i dyshuar për shpëlarje të parave, kemi një Kryeshef të Korporatës Energjetike të Kosovës i cili është paraburgim por jo të shkarkuar nga detyra, kemi një kryeshef të një ndërmarrje publike rajonale, i cili në vend që të shkarkohet nga detyra po vazhdon ta ushtrojë atë pa asnjë pengesë. Kemi ministra të përfshirë në afera publike të cilët po vazhdojnë të mbajnë postet e tyre. Kemi ministra, zëvendësministra e zyrtarë të shumtë të emëruar nga ky pushtet të cilët janë nën hetime. 900 ditë të këtij pushteti nuk kanë prodhuar zhvillim, nuk kanë sjellë ndryshim, por kanë prodhuar vetëm skandale, afera korruptive, keqqeverisje dhe papërgjegjësi”, tha ai.

Prandaj, PDK kërkon shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit, integrimit dhe zbatimit të mirëfilltë të demokracisë.

Ndërsa, avokati Faton Fetahu tha se ka ka prova të bollshme se sfidimi i sistemit kushtetues është veprimtaria më e suksesshme e pushtetit të Albin Kurtit, të cilin fatmirësisht, deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, po e parandalojnë

“Për shkak të përvojës relativisht të gjatë në procese kushtetuese, kam pasur fatin që të angazhohem në kapacitetin profesional në betejat kushtetuese që janë zhvilluar viteve të fundit, dhe të cilat, padyshim përbëjnë jo vetëm raste studimore për katedrat e drejtësisë kushtetuese, por paraqesin njëkohësisht edhe apetitet abuzive për pushtet të pakufizuar të bartësve të jetës institucionale të kësaj qeverie, si në mandatin e parë, ashtu edhe tani, në mandatin e dytë”, tha Fetahu.

Fetahu shtoi se PDK nuk do të ndalet së angazhuari për të mos lejuar diktaturë dhe për të mos cenuar rendin demokratik në vendin tonë.

“Si avokat dhe si Përfaqësues i Autorizuar i Grupit Parlamentar të PDK-së, ndihem i kënaqur dhe i lehtësuar kur shoh vullnetin e plotë të deputetëve për t’i qëndruar besnik betimit që ata e kanë dhënë për të mbrojtur Kushtetutën dhe vlerat e saj”, theksoi ai./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

51 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

54 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

57 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

20 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

36 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë