Pas largimit të të gjitha barrikadave, tërhiqet edhe Njësia Speciale
Ashtu siç ishte e paraparë me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat, janë tërhequr barrikadat në Jarinjë dhe Bërnjak. Po ashtu është tërhequr edhe Njësia Speciale e
Ashtu siç ishte e paraparë me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat, janë tërhequr barrikadat në Jarinjë dhe Bërnjak. Po ashtu është tërhequr edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, duke ia liruar hapësirën për veprim KFOR-it.
Tërheqja e Policisë së Kosovës nga Jarinja, u përcjell me brohoritjet e protestuesve serbë “Serbia, Serbia…”.
Po ashtu qytetarët serbë janë duke i larguar tendat të cilat i kishin vendosur në afërsi të pikës kufitare Jarinjë.
Kujtojmë se 13 ditë më parë kur edhe u vendos reciprociteti për targat, disa grupe serbe u barrikaduan në rrugët e Jarinjës dhe Bërnjakut duke pamundësuar lëvizjen e lirë drejt pikave kufitare.
Ndërsa Njësia Speciale e Kosovës, u vendos për të ruajtur rendin dhe qetësinë atje.
Nga e hëna Kosova dhe Serbia do të zbatojnë vendosjen e stikercave duke mbuluar kështu simbolet shtetërore në targat e veturave.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





