Pas fitores së madhe, këto janë fjalët e para të Norës
Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, në kategorinë 57kg, kundër francezës Sarah-Leonie Cysique. Pas ndeshjes ajo u shpreh shumë e emocionuar pas kësaj fitore të madhe që shënoi një
Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, në kategorinë 57kg, kundër francezës Sarah-Leonie Cysique.
Pas ndeshjes ajo u shpreh shumë e emocionuar pas kësaj fitore të madhe që shënoi një tjetër arritje kulminante si të xhudistëve, si të Kosovës si vend.
“Faleminderit krejtve që më kanë përcjell, shpresoj që j’u kom bo krenar, kjo është më e shumta që kom mujt me bo, ende po më duket e pabesueshme, shpresoj që i kom bo të gjithë me u gëzu, faleminderit”, tha Nora në një prononcim për media.
Ndryshe, xhudistja Nora Gjakova arriti ta bëjë përsëri Kosovën që të shkëlqejë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ku fitoi finalen që ia siguroi medaljen e artë. Kjo është medalja e dytë e artë që ka siguruar Kosova në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pasi edhe Distria Krasniqi ia siguroi një të tillë, në kategorinë -48 kg./21Media



Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt





