
Pas dështimit të seancës së Kuvendit, shefi i Zyrës së BE-së i shkon në Qeveri Kurtit
Pas dështimit të seancës së sotme, shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, i ka shkuar për një vizitë në Qeveri, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Zyra e Kurtit në njoftimin për media ka treguar se në
Pas dështimit të seancës së sotme, shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, i ka shkuar për një vizitë në Qeveri, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Zyra e Kurtit në njoftimin për media ka treguar se në takim është biseduar për aktualitetin politik në vend.
“Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend”, njofton ZKM.
Kryeministri në detyrë dhe Orav kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE-së në kuadër të integrimit evropian.
“Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Më të fundit
Të gjitha →
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional




