Partitë politike zyrtarisht në Fushatë zgjedhore
Më 31 maj duke filluar nga ora 00:00 ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit Koalicioni PDK-AAK-Nisma hapin fushatën zgjedhore në Pris
Më 31 maj duke filluar nga ora 00:00 ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit
Koalicioni PDK-AAK-Nisma hapin fushatën zgjedhore në Prishtinë, përkatësisht në Sheshin ‘Skënderbeu’ duke filluar nga ora 15:00.
Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që tubimin e hapjes së fushatës sa të bëjë në Gjilan, në palestrën e sporteve ‘Bashkim Selishta’, duke filluar nga ora 14:00.
Koalicioni tjetër parazgjedhor LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi mban tubim me elektoratin në Obiliq, në shkollën Fillore “Ibrahim Rugova”, duke filluar nga ora 17:00.
Ndërsa, Partia e Ashkalinjve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se hapjen e fushatës do ta bëjë në fshatin Dubravë, duke filluar nga ora 15:00.
Fushata e subjekteve politike do të zgjasë deri më 9 qershor në orën 11:59, për të pasuar me heshtjen zgjedhore, deri në ditën e zgjedhjeve e të cilat do të mbahen më 11 qershor. Për dallim nga fushtat e viteve të kaluara, si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të para 3 vitesh, kësaj radhe Kosova po kalon një periudhë koalicionesh parazgjedhore.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






