RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Partitë politike të gatshme për zgjedhje të parakohshme
🇽🇰 Kosova

Partitë politike të gatshme për zgjedhje të parakohshme

Situata e krijuar rreth formimit të institucioneve të reja ka shtuar diskutimet për mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare si zgjidhje për të dalë nga kriza institucionale. Në Lëvizjen Vetëvendos

nga Gentrita Xhemajli11 shtator 202511 shtator 2025

Situata e krijuar rreth formimit të institucioneve të reja ka shtuar diskutimet për mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare si zgjidhje për të dalë nga kriza institucionale.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, shprehën të gatshëm për zgjedhje të parakohshme por nuk i shohin si opsion.

Deputeti i kësaj partie, Halil Thaçi tha për RTV21 se VV-ja e ka primatin dhe kohën për formimin e Qeverisë së re por që edhe partitë e tjera duhet të kontribuojnë.

“Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Me një rezultat të tillë siç e kemi në zgjedhjet  e 9 shkurtit me mbi 43 për qind nuk ishte dashur të shkohet në zgjedhje. Sigurisht që subjektet e tjera që kanë fituar më pak vota  duhet ta din dhe të kontribuojnë në krijimin e institucioneve prandaj shihet qartë që VV-ja e ka primatin dhe kohën për të formuar qeverinë”, deklaroi ai.

Të gatshëm për zgjedhje të parakohshme shprehen edhe në LDK ndonëse siç thonë nuk i përkrahin ato.

Deputeti i kësaj partie Krenar Xhaferi tha se në situatën aktuale vendi më shumë po shkon kah zgjedhjet e parakohshme gjë që s’do të duhej të ndodhte.

“Nuhatja po shkon drejt zgjedhjeve por realisht s’duhet të jetë e tillë. Kemi kaluar një proces zgjedhor dhe një proces tjetër do të ishte pothuajse me rezultat të njëjtët me më pak vota për VV-në si dhe prapë do të duhej marrëveshje politike.  Në logjikë s’ka nevojë për zgjedhje por situata në të cilën jemi bllokuar mund të sjell zgjedhje. Ne si LDK jemi të gatshëm çdo herë për zgjedhje por s’i përkrahim në logjikë pasi i pari duhet të ketë pjekuri politike dhe ë arrihet një marrëveshje”, tha Xhaferi për rtv21.

Të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare janë shprehur edhe partitë e tjera bazuar në bllokadën e krijuar për formim të institucioneve tash pesë muaj.

Kuvendi i Kosovës është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth konstitumit të tij ose jo,  derisa aktualisht është në fuqi masa e përkohshme e gjykatës e cila ndalon çdo veprim të deputetëve si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.

Sipas politologut Albinot Maloku, e tërë kjo situatë vë në pah mundësinë për e zgjedhje të parakohshme parlamentare pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

“I Gjithë angazhim sidomos i subjektit të parë politik është të kemi zgjedhje të parakohshme si pasojë e mos pasjes së numrave për formimin e qeverisë. Sipas të gjitha rrethanave konsiderojë se menjëherë pas zgjedhjeve lokale do të mund ta kemi një proces zgjedhor”, deklaroi Maloku për rtv21

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi shumicën e  votave por megjithatë jo numrin e mjaftueshëm sa për t’i formuar si e vetme institucionet e reja. /RTV21/21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

8 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë