
Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive politike, konsultime për datën e zgjedhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të mbajë takim me partitë politike. Ky takim do të mbahet në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partitë politike u përgjigjen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të mbajë takim me partitë politike. Ky takim do të mbahet në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Partitë politike u përgjigjen pozitivisht. Takimi i presidentes me partitë politike do të mbahet nesër (31 korrik 2024), në orën 14:00.
Deputeti i VV-së, Armend Muja i tha RTV21 se do të marrin pjesë në takimin me presidenten Vjosa Osmani për vendosjen e një date për zgjedhjet e reja dhe nuk beson se do të krijohet ndonjë krizë parlamentare.
Po ashtu ditë më parë, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kjo parti do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve të rregullta. Çitaku ka thënë se kjo ftesë nuk ndërlidhet me zgjedhjet e parakohshme, pasi një gjë të tillë ka kohë që e kërkon PDK-ja.
Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut e ka konfirmuar edhe LDK-ja.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Osmani për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve. Këtë e ka konfirmuar këtë të martë, zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemajli.
“Mund të ju konfirmoj që kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta”, ka thënë Xhemajli për rtv21.tv./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






