RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Osmani pas takimit me veteranët: Ligji për Pagën Minimale do të analizohet
🇽🇰 Kosova

Osmani pas takimit me veteranët: Ligji për Pagën Minimale do të analizohet

(Lajm i përditësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Organizatën e Veteranëve, Shoqatën e Invalidëve dhe Shoqatën e Fami

nga B G18 korrik 202318 korrik 2023

(Lajm i përditësuar)


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Organizatën e Veteranëve, Shoqatën e Invalidëve dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, të cilët i adresuan shqetësimet e tyre në raport me ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, që u miratua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas një komunikate për media, në takim me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Osmani i ka njoftuar ata se Ligji për Pagën Minimale ende ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës.

“Ky Ligj do të analizohet nga Zyra e Presidentes dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të Presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive”, citohet të ketë thë presidentja në takim me veteranët.


Veteranët pas takimit me Osmanin: Nëse dekretohet paga minimale, do t’i bllokojmë deputetët

Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas së cilit Xhavit Jashari theksoi se kërkuan që të mos e nënshkruajnë Ligjin për Pagën Minimale.

Ai tha se kërkesë e tri organizatave është që të mbajnë protesta dhe të bllokojnë punën e parlamentit.

“Kërkesa jonë ishte që mos ta nënshkruajë dhe presidentja tha se ka tre profesorë të paanshëm politik dhe ekspertë të kësaj fushe dhe paanshëm kanë për të vlerësuar”, tha Jashari.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, tha se nuk po përfillen as nga Qeveria, e as nga Kuvendi.

Ai tha se adresa e fundit ka qenë presidentja, tek e cila shtoi se paraqiten shqetësimet.

“Kishim takim tri organizatat e dala nga lufta dhe paraqitem të gjitha shqetësimet, përkitazi me shkelje të ndryshme qe ka bërë qeveria. Ne treguam qysh në ligjet e mëhershme që janë në fuqi, fare si organizata të dala nga lufta nuk kanë konsultuar organizatat. Kemi pasur protesta qysh vitin e kaluar dhe nuk kemi kontakte me kryeministrin qysh vitin e kaluar”, tha ai.


Nis takimi i Osmanit me veteranët

Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e OVL UÇK-së.

Në takim po merr pjesë ushtruesi i detyrës së OVL UÇK-së, Faton Klinaku, Xhavit Jashari dhe Fadil Shurdhaj.

Ky takim është kërkuar nga përfaqësuesit e kësaj organizate, pas miratimit të Ligjit për pagën mininale, në të cilën nuk u përfshin veteranët.


Presidentja Osmani sot takohet me veteranët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i takojë përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do t’i takojë sot përfaqësuesit e OVL të UÇK-së”, tha ai

Takimi do të mbahet në ora 14:00.

Të hënën Faton Klinaku nga OVL e UÇK, ka bërë të ditur se i kanë bërë kërkesë për takim presidentes, Vjosa Osmani, pasi veteranët nuk janë përfshirë në Pagën Minimale.

Ligji për pagën minimale i miratuar në Kuvend, parasheh rritjen e saj në 264 euro bruto. Deputetët e opozitës, që u përplasën me ata të partisë në pushtet, refuzuan të votojnë një ligj për pagën minimale. Ata thanë se mos përfshirja e veteranëve në ligj është diskriminuese dhe i kërkuan dorëheqjen e qeverisë./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë