RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani merr pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut

Me ftesë të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialo

nga B.K16 qershor 202216 qershor 2022

Me ftesë të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili i zhvillon punimet nga data 16 deri 18 qershor në Ohër.
Osmani do t’i drejtohet panelit përgjatë sesionit kryesor të hapjes zyrtare, me krerë të tjerë shtetesh, me temën: “Çfarë pas luftës në Ukrainë?”, ku do të diskutohet mbi realitetin e ri gjeopolitik të krijuar nga lufta në Ukrainë, forcimin e unitetit transatlantik si dhe përgjigjen e përbashkët kundër agresionit rus.
Forumi i Prespës për Dialog do të jetë nikoqir i krerëve të shteteve të rajonit, përfaqësuesve nga BE, SHBA, e personaliteteve të shquara nga fusha e politikës, sigurisë, ekonomisë, nga komuniteti akademik dhe ai i biznesit. Gjatë Forumit, Presidentja Osmani do të ketë takim bilateral me homologun e saj Stevo Pendarovski, si dhe me zyrtarë të lartë të shteteve të tjera pjesëmarrëse.
Krahas sesionit të hapjes zyrtare dhe takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të jetë ndër folëse kryesore edhe në panelin e diskutimit “Samiti i Demokracisë: Rëndësia e grave në qeverisje”, ku do të diskutojë nevojën për avancimin e agjendës së grave, sigurisë dhe paqes./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

17 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë