Orlando: Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, sot në Ditën e Evropës ka thënë se Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës. Orlando ka shkruar në Twitter se kët
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, sot në Ditën e Evropës ka thënë se Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës.
Orlando ka shkruar në Twitter se këtë ditë po festojnë intuitën e etërve tanë themelues se vetëm në unitet qëndron paqja dhe zhvillimi shoqëror.
“Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe në fatin e Kosovës. Rruga është e qartë dhe urgjente, por duhet guxim si në Kosovë dhe Evropë. Përpara”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së kishin vendosur që data 9 maj të shpallej dhe festohej si Dita e Evropës. Kjo ditë tashmë ka vite që festohet edhe në Kosovë, ku për nder të saj, do të organizohen aktivitete të ndryshme nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






