
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar
Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten në fushën e Logjistikës, në njërin prej i
Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten në fushën e Logjistikës, në njërin prej institucioneve më prestigjioze ushtarake në SHBA – Army Sustainment University, Fort Lee, Virxhinia.
Por nuk mjaftoi vetëm përfundimi i trajnimit – Raci ka dalë në pah mes shumë të tjerëve, duke u nderuar me çmimin e veçantë “Distinguished International Honor Graduate”, një vlerësim që u jepet vetëm studentëve ndërkombëtarë me rezultate të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale.
“Kapiten Raci është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Distinguished International Honor Graduate”, që i ndahet studentëve ndërkombëtarë për performancë të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale gjatë trajnimit. Ky sukses i Kapiten Racit përbën dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe standardeve të larta që përfaqësojnë pjesëtarët e FSK-së në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





