
Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së
Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gezim Sada ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëll
Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gezim Sada ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim të edukojë dhe zhvillojë udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore, politikat kombëtare të sigurisë, dhe planifikimit afatgjatë.
Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, oficeri Sada pas një viti studime në këtë institucion prestigjioz, ka diplomuar njëkohësisht edhe në nivelin ‘Master’ në Studime Strategjike.
“Një falënderim i veçantë për partnerin tonë strategjik Shtetet Bashkuara të Amerikës që në çdo fushë të zhvillimit ka mbështetur ngritjen profesionale te FSK”, thuhet tutje në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





