OBSH-ja: Duhet të përgatitemi për pandeminë e gripit të shpendëve
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se bota duhet të përgatitet për një pandemi të mundshme të gripit të shpendëve te njerëzit – pasi gripi ka kaluar nga zogjtë te gjitarët, shkruan AP
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se bota duhet të përgatitet për një pandemi të mundshme të gripit të shpendëve te njerëzit – pasi gripi ka kaluar nga zogjtë te gjitarët, shkruan AP.
Rastet e llojit H5N1 janë raportuar tashmë në vizon dhe dhelpra, duke shkaktuar frikë se virusi është një hap më afër përhapjes te njerëzit.
Britania e Madhe raportoi se shpërthimi më i madh ndonjëherë i gripit të shpendëve ishte përhapur te gjitarët. Pati gjithashtu një shpërthim në mesin e vizonit në Spanjën Veriperëndimore të raportuar muajin e kaluar.
H5N1 është zbuluar më parë te njerëzit, por rastet kanë qenë sporadike dhe të lidhura ngushtë me kontaktin e ngushtë me zogj të ngordhur ose të gjallë të infektuar.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






