RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Nxënësit në veri do të kthehen sërish në bankat shkollore
🇽🇰 Kosova

Nxënësit në veri do të kthehen sërish në bankat shkollore

Viti shkollor në komunat në veri të Kosovës do të fillojë më 1 shtator në institucionet arsimore dhe nuk do të ketë mësim online, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Shkollës së Mesme Te

nga Kaltrina Berila21 gusht 202321 gusht 2023

Viti shkollor në komunat në veri të Kosovës do të fillojë më 1 shtator në institucionet arsimore dhe nuk do të ketë mësim online, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Shkollës së Mesme Teknike në Leposaviq, Sllagjan Radoviq.

Siç tha ai, për këtë janë njoftuar nga administrata e shkollës për Kosovën, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Arsimit në Qeverinë e Serbisë. Institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë punojnë brenda sistemit serb.

Disa prindër nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës javën e kaluar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehën shqetësimin se viti shkollor mund të fillojë në një format online për “shkaqe sigurie”.
Mirëpo, drejtori Radoviq pohon se bëhej fjalë për “dezinformim” dhe se nxënësit do të kthehen sërish në bankat e shkollës.

“Çdo lloj mësimi tjetër, përveç atij të menjëhershëm, do të ishte i keq, para së gjithash, për studentët”, thotë ai.

Ndryshe, mësimi në komunat në veri të Kosovës – Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – u ndërpre në fund të majit kur u ngritën tensionet për shkak të hyrjes së kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale përmes ndihmës së policisë.

Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, kur protestuesit u përplasën me anëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Institucionet arsimore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë të vendosura në afërsi të objekteve komunale ku ende ndodhet Policia e Kosovës, ndërsa aty pranë janë edhe pjesëtarët e KFOR-it.
Drejtori i shkollës së mesme në Leposaviq, Sllagjan Radoviq, thekson se nga 1 shtatori, KFOR-i duhet të garantojë sigurinë e fëmijëve që shkojnë në shkollë.

Para majit të këtij viti, mësimi në komunat në veri të Kosovës ishte ndërprerë edhe më herët për shkak të “përkeqësimit” të situatës së sigurisë, kur u ngritën barrikada për të mos e lejuar zbatimin e një vendimi nga autoritetet kosovare./rel

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

5 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë