RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Nura i PDK-së: LVV-ja duhet të shkojë në opozitë dhe të reflektojë
🇽🇰 Kosova

Nura i PDK-së: LVV-ja duhet të shkojë në opozitë dhe të reflektojë

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, e ka quajtur paaftësi dhe mungesë guximi nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, për krijimin e shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë së re. Në mungesë të marrjes së

nga Gentrita Xhemajli27 tetor 202527 tetor 2025

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, e ka quajtur paaftësi dhe mungesë guximi nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, për krijimin e shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë së re. Në mungesë të marrjes së përgjegjësisë ndaj popullit dhe votës së qytetarëve, deputeti Nura thotë se LVV-ja duhet të shkojë në opozitë dhe të reflektojë për gabimet që ka bërë gjatë qeverisjes.

‘’Është paaftësi i tij, përderisa e ka fituar një përqindje të lartë, ai është dashur që të jetë përgjegjës dhe i vetëdijshëm për obligimet që i ka ndaj popullit dhe ndaj votës të cilën e ka marrë. Ai faktikisht shihet që nuk ka pasur ndjesinë e besimit i cili iu ka dhënë. Shumë e shëndetshme do të ishte edhe për partinë e tij LVV-në që të shkojë në opozitë dhe të reflektojë ato gabimet që i ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe qeverisëse thuajse pesë vjeçare”, deklaroi Nura për RTV21.

Deputeti Nura tha se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes për takim konsultativ, por sipas tij, mungon një shumicë tjetër për formimin e Qeverisë.

“PDK-ja do t’i përgjigjet ftesës së presidentes dhe mendoj se nuk jemi të interesuar që të marrim propozimin për mandatar për arsye se nuk është edhe vullneti i LDK-së që të hyjë në një aventurë derisa nuk i kemi të sigurtë se a mund t’i kemi numrat për formimin e Qeverisë. Pa dashjen time dhe të PDK-së, siç shihet zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje për arsye se shihet se fituesja e zgjedhjeve nuk ka pasur gatishmëri dhe guxim që të hyj në marrëveshje me parti të tjera”, tha Nura. /RTV21/21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

9 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

12 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

16 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë