
Njohja e pasaportave nga Spanja, Mujanoviq: Të shërbejë si model për pranimin e Kosovës në PfP të NATO-s
Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja ka bërë që të rritet optimizmi për anëtarësimin e vendit në NATO, gjegjësisht Partneritetin për Paqe (PfP). Optimist për një gjë të tillë është politologu Ja
Njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja ka bërë që të rritet optimizmi për anëtarësimin e vendit në NATO, gjegjësisht Partneritetin për Paqe (PfP).
Optimist për një gjë të tillë është politologu Jasmin Mujanoviq, i cili ka reaguar duke thënë se ky vendim i Spanjës është një model që mund të përdoret për të hapur rrugën për pranimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe (PfP) të NATO-s.
Shkencëtari i politikës dhe doktori i filozofisë në universitetin e Nju Jorkut, Jasmin Mujanoviq ka kujtuar se kështu kishte sugjeruar më parë.
“Një nga implikimet kryesore të vendimit të Spanjës për të lejuar mbajtësit e pasaportave të Kosovës të hyjnë në vendin e tyre është se ky model mund të përdoret gjithashtu për të hapur rrugën për pranimin e Kosovës në PfP të NATO-s, siç sugjerova në raportin tim të fundit të politikave @iskhoctopus”, ka shkruar ai në X.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





