
Një muaj paraburgim tre të dyshuarve për dallavere me rezerva shtetërore
Gjykata e Prishtinës ka vendosur t’ua jap 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezarvat shtetërore. Në komunikatën e Gjykatës bëhet e ditur se të dyshuarit i janë arrestuar dje nën d
Gjykata e Prishtinës ka vendosur t’ua jap 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezarvat shtetërore.
Në komunikatën e Gjykatës bëhet e ditur se të dyshuarit i janë arrestuar dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.
”Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit,
përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Përveç arrestimeve, dje janë kryer edhe bastisje për disa orë në zyret e MINT dhe pronat e Ridvan Muharremit. Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






