
Një mjet shpërthyes gjendet në Kaçanik, dyshohet se mbeti nga Lufta e Dytë Botërore
Një mjet shpërthyes që dyshohet të ketë mbetur nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur në Kaçanik më 1 maj. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se një person ka njoftuar se e kishte hasur mjetin
Një mjet shpërthyes që dyshohet të ketë mbetur nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur në Kaçanik më 1 maj.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se një person ka njoftuar se e kishte hasur mjetin në pyllin e fshatit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të pa shpërthyer në pyllin e fshatit. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit, e cila dyshohet që është mbetur nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në raportin e PK-së.
E sot, 2 maj, do të realizohet eksplodimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar shpërthyes në Stagovë të Kaçanikut, që thuhet se është i periudhës së Luftës së Dytë Botërore, që u gjet më 27 prill.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






