RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Një komitet i Senatit miraton legjislacionin për konfiskimin e aseteve ruse
🌍 Bota

Një komitet i Senatit miraton legjislacionin për konfiskimin e aseteve ruse

Një komiteti i Senatit amerikan ka miratuar një legjislacion që do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara të konfiskojnë asetet ruse dhe t’ia dorëzojnë ato Ukrainës për rindërtimin e shtetit, pas shkatërrimi

nga Venera Grabanica24 janar 202424 janar 2024

Një komiteti i Senatit amerikan ka miratuar një legjislacion që do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara të konfiskojnë asetet ruse dhe t’ia dorëzojnë ato Ukrainës për rindërtimin e shtetit, pas shkatërrimit të madh të shkaktuar nga lufta pothuajse dyvjeçare.

Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë votoi me 20 vota për dhe një kundër për miratimin e “Aktit për Rindërtimin e prosperitetit dhe mundësive ekonomike për ukrainasit”.

Nëse ky legjislacion kalon edhe në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe më pas nënshkruhet si ligj nga presidenti Joe Biden, akti do t’i hapte rrugë Uashingtonit që për herë të parë të mund të konfiskonte asetet e Bankës Qendrore nga një shtet me të cilin nuk është në luftë.

Senatori demokrat, Ben Cardin, që është kryetar i këtij komiteti, tha se është optimist që ky akt të shndërrohet në ligj, duke theksuar se ai ka mbështetje të gjerë, si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët në Senat dhe Dhomë, por edhe nga administrata Biden.

Edhe Komiteti i Çështjeve me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve ka miratuar një legjislacion të ngjashëm, me mbështetjen e dy partive.

Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Japonia dhe Kanadaja kanë ngrirë afër 300 miliardë dollarë asete të Bankës Qendrore ruse më 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Nga këto asete, vetëm 5 deri në 6 miliardë dollarë janë në SHBA, dhe shumica gjenden në Evropë.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë punuar për të konfiskuar asetet ruse me shpresën që udhëheqësit e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara, të lëshojnë një deklaratë më të fortë, pas takimit në shkurt që do të zhvillohet afër përvjetorit të dytë të nisjes së luftës.

Udhëheqësit e G7-s që një kohë të gjatë kanë argumentuar se sipas të drejtës ndërkombëtare, Rusia e ka për obligim që të ndalë luftën dhe të paguajë për dëmet që ka shkaktuar, që tani vlerësohet se kap shifrën prej më shumë se 400 miliardë dollarësh, sipas Bankës Botërore./rel

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
LAJMI TJETËR →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë