Një i vdekur në Deçan, Policia dyshon se viktima vrau veten
Policia jep detaje Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se sot rreth orës 15:20 ka pranuar një informacion për një person të vdekur në Deçan. Menjëherë njësitet relevante të Policisë kanë dalë në ve
Policia jep detaje
Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se sot rreth orës 15:20 ka pranuar një informacion për një person të vdekur në Deçan.
Menjëherë njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me prokurorin e shtetit dhe ekipin mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes viktima shtetasi Q.B., lindur në vitin 1972, ka vdekur nga goditja me armë zjarri.
Policia po dyshon se viktima ka vrarë veten.
Arma e gjetur në vendin e ngjarjes për të cilën mendohet se është përdorur nga viktima, është sekuestruar për t’u ekzaminuar, njofton Policia.
Me shikimin e vendit të ngjarjes ka udhëhequr prokurori i shtetit dhe me vendim të tij , trupi i pajetë i viktimës është bartur nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:10 për t’u dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë.
Rasti do të hetohet nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit për t’u sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti i cili është duke u hetuar si hetim i vdekjes./kallxo

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





