
Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Suharekë-Shtime
Një 28 vjeçar ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime mes fshatrave Duhle dhe Carralevë. Lajmin për portali
Një 28 vjeçar ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet BMW.
“Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 19:00, në rrugën Suharekë–Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një automjeti. Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.”, tha Bytyqi për portalin rtv21.tv
Tutje, ai tha se rruga Suharekë-Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësite kompetente policore. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






