Një barnatore në Kamenicë punonte pa licencë, i konfiskohen barnat
Inspektorët konfiskuan barnat në vlerë rreth 7 mijë euro Në fshatin Rogaqicë të Kamenicës, dje rreth orës 17:30 njësitë policore në bashkëveprim me inspektorët farmaceutik ka inspektuar barnatoren pro
Inspektorët konfiskuan barnat në vlerë rreth 7 mijë euro
Në fshatin Rogaqicë të Kamenicës, dje rreth orës 17:30 njësitë policore në bashkëveprim me inspektorët farmaceutik ka inspektuar barnatoren pronë e të dyshuarit, i cili nuk posedonte licencë për punë.
“Nga ana e inspektorëve farmaceutik janë konfiskuar 600 lloje barnash në vlerë rreth 6000-7000 €”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari u arrestua.
Policia këtë rast e ka cilësuar si “prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme shëndetësore”./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





