RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Nis projekti për zbulimin e talentëve të rinj në futboll
Futboll

Nis projekti për zbulimin e talentëve të rinj në futboll

Fundjavën e kaluar ka filluar projekti ‘Kinder League’ në Prizren, në organizim të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, në kuadër të programi

nga Venera Grabanica17 janar 202317 janar 2023

Fundjavën e kaluar ka filluar projekti ‘Kinder League’ në Prizren, në organizim të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, në kuadër të programit “Grassroots”.
Ky projekt organizohet në këtë formë në disa qytete të Kosovës, si në Gjilan, në Mitrovicë e në Kaçanik, e ku janë të përfshirë fëmijët e moshës 9-vjeçare. Ata nëpërmjet kësaj lige kanë mundësi ta vënë në shprehje dhe ta zhvillojnë talentin e tyre.
Ky projekt nuk i jep rëndësi rezultateve të ndeshjeve, pra nuk ka renditje tabelare të ekipeve, pasi qëllimin e vetëm e ka që fëmijët të kënaqen duke luajtur futboll, të krijojnë miqësi, të socializohen mes veti. Po ashtu, qëllim i këtij projekti është gjithëpërfshirja, mësimi i bashkëpunimit gjatë lojës si dhe mësimi i rregullit të ‘Fair-Play’-it, ku lojtari më “fair-play” merr karton të gjelbër nga gjyqtari i ndeshjes si vlerësim për sjelljet e mira.
Të gjithë fëmijët pjesëmarrës të këtij projekti e kanë mundësinë të luajnë dhe ta shijojnë futbollin. Qëllimi i kësaj lige është që në fund të gjithë të ndihen fitues, pra nuk ka ekip kampion në fund të sezonit, por të gjithë do të shpërblehen me medalje dhe të gjithë në një formë apo tjetër do të jenë kampion.
Ky projekt po rezulton tejet i suksesshëm, pasi për dallim nga viti i kaluar kur në Prizren merrnin pjesë 9 ekipe, kësaj radhe ligës iu kanë bashkuar 20 ekipe, duke dëshmuar kësisoj masovizimin e futbollit, e që është edhe një prej qëllimeve të UEFA-s e FIFA-s.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë