
Nga një muaj paraburgim të arrestuarve për fajde në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim katër të pandehurve për veprën penale “Fajdeja”. Gjykata ka vlerësuar se kushtet për caktimin e paraburgimit janë plotësuar pasi nës
Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim katër të pandehurve për veprën penale “Fajdeja”.
Gjykata ka vlerësuar se kushtet për caktimin e paraburgimit janë plotësuar pasi nëse lihen në liri ekziston rreziku që të ikin.
“Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve L.Xh, V.Xh, M.Z dhe M.Xh, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Fajdeja. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.Xh, V.Xh, M.Z dhe M.Xh dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






