RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Nga 2021-ta deri në 2023-tën mbi 105 mijë të larguar nga Kosova
🇽🇰 Kosova

Nga 2021-ta deri në 2023-tën mbi 105 mijë të larguar nga Kosova

Problemeve esenciale për qytetarët, të cilat e kanë rënduar jetën e tyre tash një kohë të gjatë I është shtuar edhe migrimi, që sipas statistikave zyrtare, për tri vjet radhazi, nga 2021-ta deri në vi

nga Gentrita Xhemajli30 maj 202530 maj 2025

Problemeve esenciale për qytetarët, të cilat e kanë rënduar jetën e tyre tash një kohë të gjatë I është shtuar edhe migrimi, që sipas statistikave zyrtare, për tri vjet radhazi, nga 2021-ta  deri në vitin 2023, e ka zbrazur Kosovën  për rreth 105 mijë vetë.

“Brenda tre vjetësh, nga fillimi i vitit 2021 e deri në fund të 2023-tës, nga Kosova janë larguar mbi 105 mijë qytetarë. Në vitin 2021 janë larguar mbi 42 mijë qytetarë, mbi 41 mijë në vitin 2022 dhe 21.244 në vitin 2023. Të dhënat për numrin e qytetarëve të Kosovës që janë larguar nga vendi gjatë vitit 2024, do të publikohen gjatë muajit qershor të këtij viti.”

Tkurrjen e popullësisë, Vebi Mujku nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale, e cilëson alarm, edhe për faktin se ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, social e shëndetësor të vendit.

“…numri i personave që largohen është shumë i madh. Nëse e shohim regjistrimin e fundit të popullësisë, Kosovës i mungojnë rreth 350 mijë banorë. Kjo është një shifër alarmante për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Kjo ndikon drejt për drejt në tkurrjen e popullësisë. Për 5 vite Kosova është në plakje. Kjo ndikon në zhvillim ekonomik, social dhe shëndetësor…”, tha Mujku për rtv21

Janë shumë arsye që detyrojnë qytetarët ta lënë atdheun për një jetë më të mirë, thotë ekonomisti, Alban Hashani, i cili thekson tregun e punës dhe ngecjet në në sistemin shëndetësor dhe në fushën e arsimit, ku është konstatuar rënie e cilësisë.

“…ndikimi është shumë i madh. Kjo është evidentuar edhe në regjistrimin e fundit të popullësisë. Pjesërisht kjo i atribuohet emigrimit. Prej vitit 2015 kur Gjermania vecse e bëri më të lirë që njerëzit të marrin leje pune. Përveç tregut të punës, njerëzit largohen edhe për sistemin shëndetësor, cilësinë e arsimit e të tjera…”, deklaroi Hashani për rtv21

Një vend i vogël si Kosova ka shënuar rekord të ikjes së qytetarëve drejt perëndimit, në vitet 2014, 2015 dhe 2021. Në këtë dyndje të popullësisë, duhet potencuar sidomos vitin 2015, kur patën migruar mbi 74 mijë qytetarë. /RTV21/21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë