RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Nga 18 shkurti pritet të ndërrohet sistemi i testimit për patentë shofer
🇽🇰 Kosova

Nga 18 shkurti pritet të ndërrohet sistemi i testimit për patentë shofer

Javë më parë është raportuar nga disa autoshkolla në rrjete sociale se do të ndryshohen pyetjet në testet për patentë shofer në Republikën e Kosovës. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe I

nga Gentrita Xhemajli30 janar 202530 janar 2025

Javë më parë është raportuar nga disa autoshkolla në rrjete sociale se do të ndryshohen pyetjet në testet për patentë shofer në Republikën e Kosovës.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në një intervistë me shkrim për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këtë ndryshim.

Nga MMPHI bëjnë të ditur se ky sistem i ri testimit për kandidatët që do të hynë në testim për patentë shofer në kategorinë B do të ketë ndryshime në pyetjet e përditësuara dhe të një formati të ri të testit.

“Do të implementohet një sistem i ri testimi për të gjitha kategoritë, që përfshin pyetje të përditësuara dhe një format të ri të testit. Ky sistem synon të përmirësojë procesin e testimit dhe të sigurojë që kandidatët të kenë njohuri të përditësuara mbi rregullat e trafikut dhe sigurinë rrugore. Me publikimin e doracakut zyrtar, kandidatët kanë një burim të standardizuar për përgatitje, duke mundësuar një qasje më të strukturuar dhe të unifikuar në mësimin e materialit të nevojshëm për provimin e patentës së shoferit”, thuhet në përgjigjen e MMPHI.

Tutje Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për portalin rtv21.tv, thekson se ky sistem  pritet të hyjë në fuqi nga 18 shkurti.

“Doracaku u publikua në maj 2024 dhe është në dispozicion për kandidatët dhe Autoshkollat që nga ajo kohë. Sistemi i ri i testimit për kategorinë B është planifikuar të hyjë në fuqi më 18 shkurt 2025. Doracaku mbulon të gjitha kategoritë e patentë shoferit, përfshirë kategoritë A, B, C1, C dhe D. Kjo do të thotë se të gjitha këto kategori përfshihen në materialin e ri dhe do të ndyshohen”, bën të ditur MMPHI. /21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë