
Nesër mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nesër, më 28 gusht 2025, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore (afati i dytë). Në këtë afat p
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nesër, më 28 gusht 2025, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore (afati i dytë).
Në këtë afat provimit do t’i nënshtrohen gjithsej 5,480 maturantë, ndërsa rezultatet do të shpallen më 1 shtator 2025 përmes platformës elektronike e-Kosova.
“Për të siguruar një proces të drejtë, transparent dhe të besueshëm, Ministria fton të gjithë kandidatët që të respektojnë me përpikëri rregullat e përcaktuara, si: mospërdorimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike, pasi hyrja në qendrat e testimit nuk do të lejohet për kandidatët që posedojnë pajisje të tilla”, thuhet në njoftim.
Kandidatët po ashtu njoftohen se hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjë kandidati apo personi të paautorizuar deri në përfundimin e testit.
MAShTI ka ftuar të gjithë maturantët që të paraqiten me kohë në qendrat e testimit dhe të bashkëpunojnë me mbikëqyrësit dhe administratorët, në mënyrë që procesi të zhvillohet pa pengesa dhe në frymën e barazisë për të gjithë pjesëmarrësit.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





