Nesër jepet repriza e shfaqjes ”La Rrem”
Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet repriza e shfaqjes ”La Rrem”. Repriza fillon në orën 21:00. ”La Rrem” është shfaqje për artistin shumëdimensional, aktorin, regjisorin, këngëtari
Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet repriza e shfaqjes ”La Rrem”.
Repriza fillon në orën 21:00.
”La Rrem” është shfaqje për artistin shumëdimensional, aktorin, regjisorin, këngëtarin dhe dramaturgun Muharrem Qena.
”La Rrem” është artisti antikonformist, jokonvencional, bohemi e dashnori i veçantë.
”La Rrem” është dashuria dhe pasioni për artin, për të bukurën. Është kënga, që buron nga shpirti, nga vuajtja e nga gëzimi. La Rrémi ynë është universal. Ai i flet kohës edhe botës sonë. Kudo dhe kurdo. La Rrém është njeriu revoltues, kryengritës dhe mosnënshtrues.
Shfaqja ”La Rrem” është më shumë se sa dramë muzikore. Është pasioni, emocioni, talenti i rrallë i artistit të madh.
Aktorët që luajnë në këtë shfaqje janë Erndest Malazogu, Ylber Bardhi, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, Flaka Latifi, Bujar Ahmeti dhe Trisan Halilaj./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






