Nesër Gjilani shpall “Qytetar Nderi” presidentin Nishani
Nishani do të nderohet nga komuna e Gjilanit Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të premten, Kuvendi Komunal i Gjilanit do ta shpallë “Qytetar Nderi” presidentin e Republikës së Shqip
Nishani do të nderohet nga komuna e Gjilanit
Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të premten, Kuvendi Komunal i Gjilanit do ta shpallë “Qytetar Nderi” presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Bujar Nishani.
Fillimisht, presidenti shqiptar do të takohet me kryetarin Haziri, në ora 10:00, ndërsa me fillim në ora 10:30, në sallën e Kuvendit, presidentit të Shqipërisë, i jepet titulli më i lartë i Komunës, “Qytetar Nderi”.
Ndërkohë, me fillim në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit, presidenti Nishani shpërndan dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt





